E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Haradinaj konfirmon edhe një herë qëndrimin kundër idesë së Thaçit: Korrigjimi i kufijve është ftesë për tragjedi të reja në Ballkan
Sot

Haradinaj konfirmon edhe një herë qëndrimin kundër idesë së Thaçit: Korrigjimi i kufijve është ftesë për tragjedi të reja në Ballkan

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka ripërsëritur edhe një herë qëndrimin e tij kundër idesë së Presidentit Hashim Thaçit për “korrigjim kufijsh” mes Kosovës dhe Serbisë. 

Haradinaj, një ditë pasi takoi Thaçin dhe partnerët tjerë të koalicionit, me prani të Ambasadorit amerikan Greg Delawie, ka thënë se ridizajnimi i kufijve është ftesë për tragjedi të reja në Ballkan.

“Marrëveshja Përfundimtare Ligjërisht e Obligueshme midis Kosovës dhe Serbisë do të jetë një hap vendimtar për sigurimin e stabilitetit dhe paqes në rajonin tonë. Njohja reciproke dhe paqja e qëndrueshme duhet të jetë rezultati i vetëm kredibil nga kjo marrëveshje”, shkruan Haradinaj në Facebook.

Ky është postimi i tij i plotë: 

Populli i Kosovës është falënderues për angazhimin afatgjatë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bashkimit Europian dhe vendeve tjera mike të bashkësisë ndërkombëtare në vendin tonë. Ne jemi gjithmonë mirënjohës për rolin, mbështetjen dhe kontributin e tyre të jashtëzakonshëm në të gjitha proceset e ndërtimit dhe konsolidimit të shtetësisë së Kosovës, forcimit të institucioneve tona dhe avancimit të paqes dhe prosperitetit për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Për më shumë se dy dekada, populli i Kosovës është përkushtuar të përballet me trashëgiminë e dhimbshme të së kaluarës shkatërruese dhe të kaloi në frymën e pajtimit dhe faljes dhe është jetësisht i vendosur për mbrojtjen, promovimin dhe respektimin e diversitetit në vendin tonë.

Të shtyrë nga objektivi ynë strategjik për t’u integruar plotësisht në familjen euroatlantike, ne kontribuojmë në vazhdimësi për një pajtim të qëndrueshëm që lejon rajonin tonë të lëvizë përtej konflikteve të së kaluarës sonë dhe të krijojë lidhje të reja të bashkëpunimit rajonal.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.