E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Helmohen banorët e Bulqizës nga ujërat e zeza
Lajme

Helmohen banorët e Bulqizës nga ujërat e zeza

2.4 milion euro për Gjoka Kontruksion për sistemin e kanalizimeve në Bulqizë

Mbi 80 banorë në Qytetin e Ri Bulqizë janë helmuar, pasi dyshohet se ujrat e zeza janë përzierë me ujin e pijshëm.

Punimet për sistemimin e kanalizimeve dhe impiantin e trajtimit të ujrave të ndotura po kryhen nga kompania Gjoka Konstruksion.

Firma është shpallur fituese e tenderit për “Sistem Kanalizimesh dhe Impiant Trajtimi të Ujrave të Ndotura në Qytetin Bulqizë Lagjja e Re” në 16 nëntor të vitit 2022, kundrejt një oferte 2.4 milion euro me tvsh.

Kontrata është nënshkruar në dhjetor 2022 dhe sipas afateve, punimet duhet të kishin përfunduar brenda 6 muajve dhe duhet të ishin dorëzuar në korrik të vitit të shkuar.

Mbikëqyrëse e punimeve rezultojnë dy kompanitë Daam dhe Net Group, të cilat janë sekuestruar nga Prokuroria e Posaçme, ndërsa pronari i tyre është arrestuar.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.