Hetonte vrasjet e grave, vritet në punë prokurori në Ekuador
Edgar Escobar, një prokuror që hetoi krimet e urrejtjes dhe femicidet u qëllua për vdekje jashtë zyrës së prokurorit publik të Ekuadorit në Guayaquil, u qëllua sot në mëngjes nga persona të armatosur jashtë ndërtesës ku ai punonte.
Lajmin e ka bërë të ditur zyra e prokurorit publik në Twitter, teksa ngjarja ka ndodhur në një kohë kur Ekuadori po rimëkëmbet nga një rritje e dhunës në lidhje me trafikun e drogës.
Ende nuk dihen motivet e krimit, ndërsa dy të dyshuar u arrestuan gjatë një operacioni policor në një kodër në qytet, brenda një qendre tregtare të vendit.
“Në aksionin policor është sekuestruar një motoçikletë dhe arma e përdorur për të qëlluar viktimën”, tha prokuroria publike.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



