E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Hienat e shëndetësisë nuk i dorëzohen hetimeve, qeveria-opozita i amnistojnë
Sot

Hienat e shëndetësisë nuk i dorëzohen hetimeve, qeveria-opozita i amnistojnë

Komisioni Hetimor në Shëndetësi prej disa muajsh ka nisur hetimet për dy koncesionet më të bujshme të këtij sektori, Sterilizimi dhe Check-Up-i.

Edhe pse hetimet ishin parashikuar të zgjasnin 4 muaj, ato vazhdojnë pa ndonjë rezultat të dukshëm dhe vetëm me debate boshe mes Qeverisë e Opozitës.

Përgjatë dy ditëve të fundit, Komisioni ka marrë në pyetje ish-zyrtarë të lartë të shëndetësisë, mes tyre ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj.

Por ndërkohë që hetimet janë ende në proces, ajo që bie në sy e tërheq menjëherë vëmendjen është fakti se dy hienat e shëndetësisë, Vilma Nushi dhe Klodian Allajbeu, janë amnistuar nga komisioni dhe vazhdojnë të qetë jetën pavarësisht vjedhjeve që lopata që kanë kryer.

Vilma Nushi është një nga përfitueset më të mëdha të koncesionit të check-up-it përmes kompanisë 3P Life Logistic, ndërsa Klodian Allajbeu ka përfituar dy nga koncesionet më të kushtueshme në fushën e shëndetësisë, ato të dializës dhe pajisjeve laboratorike.

Dyshimet se ata janë amnistuar nga Qeveria e Opozita në një komision të përbashkët, vijnë pasi kërkesa e kryetares së komisionit, Albana Vokshi, për të thirrur Vilma Nushin si dëshmitare është refuzuar nga deputetët e Partisë Socialiste. E sikur të mos mjaftonte kjo, socialistët kanë arritur deri aty sa kanë kërkuar që emri i biznesmenes të mos përmendej i plotë, por me iniciale.

Partia Socialiste prej kohësh mbron interesat e ish-ministrit Ilir Beqaj për sterilizimin dhe ato të Vilma Nushit për Check Up-in. Procesi i dhënies së koncesionit ka nisur 10 vite më parë, kur qeveria Rama, me Ilir Beqajn si Ministër i Shëndetësisë, vendosi të ofrojë një kontratë 120 milionë euro për një program shëndetësor “falas” për qytetarët, të quajtur kontrolli shëndetësor. Kjo kontratë u dha për kompaninë e sapo krijuar 3P Life Logistic, ku mbi 90% e aksioneve i kontrollonte një kompani tjetër, Marketing & Distribution, e drejtuar nga Vilma Nushi.

Ndërsa Vilma Nushi dhe firma e saj kanë përfituar më shumë se 90% të fondeve të dhëna, Opozita vetëm si e tillë nuk mund të quhet pasi qysh në fillim të punës së komisionit ka amnistuar koncesionet më të mëdha, duke përfshirë ato të dializës dhe pajisjeve laboratorike që janë lidhur me Allajbeun dhe kanë kushtuar rreth 28 milionë euro.

Duket se Komisioni do vazhdojë punën, ashtu siç e kishim lajmëruar edhe më parë: ajo që do përfitojnë shqiptarët në fund hetimeve është “një grusht hi syve” dhe analiza shumëfaqëshe pa asnjë gjemb për hajdutat e shëndetësisë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.