E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Hierarkia e mediokritetit
Lajme

Hierarkia e mediokritetit

Në shoqëritë e zhvilluara ekziston ajo çka quhet hierarkia e vlerave dhe është pikërisht kjo hierarki që mban në shina një shoqëri.

Në Shqipërinë tonë të vogël për nga sipërfaqja, por të madhe për nga ngjarjet, ekziston veçse hierarkia e mediokritetit. Mediokër në gjithçka, madje edhe në mediokritet janë mediokër.

Mjafton t’i hedhësh një sy shkresës që ka dalë nga Institucioni i Presidencës lidhur me shkarkimin e Edvin Shvarcit dhe do të dallosh që në krye të shkresës gabimet drejtshkrimore. Se sa i drejtë dhe i mirëmenduar ka qenë ky vendim, e dëshmon cilësia e shqipes me të cilën është gërmëzuar mbi fletën e bardhë ky i fundit.

Pas 19 vitesh punë në Institucionin e Presidencës Edvin Shvarc, djali i përkthyesit Robert Shvarc, shkarkohet nga detyra.

Post Scriptum- Institucionin e Presidencës e ftojmë të vendosë marrëdhënie me gjuhën shqipe, në mënyrë që kur të shkarkojë intelektualin e radhës për të rekrutuar mediokrin e radhës, ta shkruajë si duhet vendimin në fletën e bardhë që nxin nga mediokriteti.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.