E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Higuain drejt largimit, zbulohet plani i Milanit për sulmin
Sport

Higuain drejt largimit, zbulohet plani i Milanit për sulmin

Dy ndeshjet e fundit këtë vit, ato kundër Frozinones dhe Spalit mund të jenë të fundit për Gatuzon, por edhe për Higuainin. Sipas “Sportmediaset”, eksperienca e sulmuesit 30-vjeçar me kuqezinjtë po i drejtohet fundit.

Drejtuesit e Milanit dhe ata të Çelsit po punojnë në heshtje, por intensivisht për të përfunduar me sukses operacionin e shkëmbimit me Moratën muajin e ardhshëm. Po perfeksionohen vetëm detajet e fundit dhe burimet nga Italia konfirmojnë se mbyllja e operacionit është e pashmangshme. “El Pipita” do t’i bashkohej në këtë mënyrë ish-trajnerit të tij, Mauricio Sarri, i cili është në kërkim të një sulmuesi, ndërkohë që në drejtim të kundërt do të vijë sulmuesi spanjoll.

Drejtori teknik i Milanit, Leonardo dhe drejtoresha e përgjithshme e Çelsit, Marina Granovkaia, janë takuar javët e fundit jo vetëm për të ardhmen e Bakajokos dhe Fabregasit, por kanë diskutuar edhe këtë operacion, që mund të bëhet në dy mënyra.

higuain

Plani i parë është që Higuain të shkojë në Londër në formë huazimi (duke e lejuar Juventusi) dhe me lirinë për të zgjedhur në qershor për ta transferuar përfundimisht, ndërkohë që Morata do qëndronte te Milani për 18 muaj, gjithnjë me formulën e huazimit.

Mundësia e dytë është një shkëmbim kokë më kokë për vetëm 6 muaj dhe në fund do vendosej nëse argjentinasi do mbetej përfundimisht në “Stamford Bridge”, ndërsa spanjolli në “San Siro”. Sipas “Corriere dello Sport” e hapur mbetet edhe mundësia e një rikthimi të Patos, por problemi është klauzola e prishjes së kontratës së brazilianit me klubin kinez, Tianjin Quanjian, që është fiksuar te 25 milionë eurot.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.