Higuain merr vendimin përfundimtar dhe ia komunikon Milanit
Gonzalo Higuain duket se ka vendosur përfundimisht rreth të ardhmes së tij.
Sulmuesi argjentinas i ka bërë me dije Milanit se dëshiron të largohet që në këtë merkato janari duke mos pritur aspak fundin e sezonit.
Ai po kalon një krizë në aspektin personal pasi ka harruar të shënojë dhe kjo e ka detyruar sulmuesin e njohur të marrë këtë vendim.
Aktualisht, Higuain është i huazuar te kuqezinjtë nga Juventusi për 18 milionë euro me një opsion për ta blerë në fund, por situata duket se ka ndryshuar.
Higuain kërkohet nga Chelsea i Sarrit dhe e ardhmja e tij duket në Londër.
Gjithçka do e vendosë Juventusi. ‘Zonja e Vjetër’ kërkon 36 milionë euro nga shitja e argjentinasit dhe Chelsea është gati t’i paguajë.
Ndërkaq, vetë Higuain e ka dorëzuar kërkesën për largim te drejtuesit e Milanit, pasi ai dëshiron transferimin te Chelsea.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



