Hila: Nesër voto patjetër, lërini budallenjtë të shesin votën…
Gazetari dhe analisti Dritan Hila përmes një postimi në facebook ka bërë thirrje që ditën e nesërme të gjithë duhet të votojmë, duke mos u marrë me moralizimet në facebook, apo portretet e politikanëve por me thelbin e tyre.
“E di qe mendoni se nuk ja vlen pasi vota juaj eshte e barabarte me te nje budallai apo qe e shet voten nga halli. Por duke mos votuar e beni voten e atij qe nuk e honepsni dot, te vleje dyfish matematikisht dhe trefish moralisht.
Se per ke do votoni pastaj, eshte mire te harroni spektaklin e muajit te fushates. Harroi moralizimet e fb se nuk vlejne ne jeten reale. Mos u merrni me portretet por me thelbin e politikaneve.
Voto. Eshte e vetmja dite kur ti numerohesh dhe je luan. Pastaj kater vjet te tjera je dele”, shkruan Hila.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



