E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Hipokrizia me infeksionin
Publik News

Hipokrizia me infeksionin

Akuzat e Rames ndaj opozites se po vendos fushaten para shendetit te njerezve me takimet elektorale, ne fakt jane nje hipokrizi e madhe. E vertete, qe grumbullimet e fushates perhapin infeksionin. Por nga ana tjeter, qeveria shqiptare eshte e vetmja ne Europe qe eksperimentoi imunitetin natyral te tufes.

Dikush aty lart mori nje vendim te eksperimentonte. Dhe sigurisht ky nuk ishte vendim i Mira Rrakacollit me Albana Ficon. Ishte vendim politik. Nuk ka vend tjeter ne Europe, qe e leshoi keshtu situaten, me lokalet hapur, me njerezit e ngjeshur ne mjetet e transportit urban etj etj. Italia, Gjermani, Franca, Greqia kudo jane mbyllur disa here pas vjeshtes. Vetem Shqiperia e leshoi.

Keto fashat orare jane totalisht kot, sa per te thene qe ne po marrim masa. Por e verteta eshte qe ketu u eksperimentua imuniteti i tufes ne menyre te heshtur. Nuk eshte rastesi qe Shqiperia pati rritjen me te larte te vdekshmerise ne Europe. Dhe po imuniteti ishte strategji e mirefillte.

Ne fund te vitit te kaluar, qeveria financoi Akademine e Shkencave per te bere studim, qe vendi po shkonte afer imunitetit per te lehtesuar pranimin e tezes ne publik. Ne qeveri gjerat nuk ndodhin asnjehere rastesisht. Por te gjithe e pane cfare ndodhi ne dhjetor, janar, shkurt dhe cfare po ndodh ne mars.

Tani, a ishte kjo zgjedhja e duhur apo jo? Kete nuk e di askush. Nuk e dine as institutet me te mira shendetesore me bote. Qeveria nuk e beri kete zgjedhje se besonte qe ishte e duhura, por sepse nuk kishte para. Do Zoti keto reniet e infektimeve ditet e fundit te jene sinjal se pandemia po lehtesohet. Por nuk e perhapi opozita infeksionin. Kete e di dhe Rama vet. Perhapja e infeksionit ishte strategji qeveritare sepse qeveria nuk kishte para per te mbajtur masat.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.