E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Historia e dashurisë mes Rudinës dhe Xhavitit
Publik News

Historia e dashurisë mes Rudinës dhe Xhavitit

Moderatorja Rudina Magjistari feston sot 7-vjetorin e njohjes me ish-kampionin e Kickboxit, Xhavit Bajramin.

Dhe pikërisht sot, Rudina ka zbuluar edhe mënyrën se si u njohën dhe si nisi historia e tyre e dashurisë.

“Njohja ime me Xhavitin ka filluar në rrjetet sociale, ai më shkruajti në Facebook një mesazh përshëndetës edhe pse nuk njiheshim më parë,”- ka rrëfyer moderatorja.

“Përshëndetje nga Tokio”, ishte mesazhi i cili i kishte bërë përshtypje Rudinës.

Më pas nga kurioziteti ajo e ftoi Xhavitin në emision, aty ku u takuan për herë të parë.

“Nga kurioziteti e ftova në emision dhe impakti i parë ishte sapo e pashë kur hyri në studio, pastaj u plotësua edhe nga detaje të tjera,”- ka treguar Rudina.

Sot çifti janë të martuar dhe janë prindër të një vajze që quhet Mia.

(F.M/Faxweb)

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.