Historia e trishtë e vogëlushes / Babai e rrëmbeu pas divorcit dhe e qethi mos ta njihnin
Vajza e vogël bashkohet me nënën
Në datën 25 Prill 2023 emisioni “Stop” transmetoi rastin e një vajze 6 vjeç, që në 2021 u rrëmbye nga babai i saj, edhe pse në kundërshtim me vendimet e gjykatës.
Vjollca Zyka u drejtua tek “Stop” me shqetësimin për vajzën dhe mbesën e saj. Ajo tha, se vajza ka qenë e martuar nga viti 1996 dhe në 2012-ën u vendos së bashku me dy djemtë dhe burrin në Itali.
Nga kjo martesë, vajza e saj ka vuajtur dhunën fizike e psikologjike. Djemtë e çiftit janë sot 26 dhe 25 vjeç. Në vitin 2015, erdhi në jetë dhe vajza, por një vit më vonë çifti u nda. Ajo vazhdoi të jetonte në Itali dhe ish-burri me djemtë u kthyen në Shqipëri. Sot mbesa e Vjollcës është 8 vjeç.
Pas kërkesave të vazhdueshme të djemve për të takuar motrën e tyre, vajza e zonjës Vjollca, Saimira kthehet në Shqipëri në Dhjetor 2021. Gjatë takimit me djemtë, ata dhe i ati, rrëmbejnë vajzën dhe largohen.
Saimira iu drejtua policisë në Rinas dhe më pas në Durrës, por vajza nuk u gjet. “Stop” ra në gjurmët e zotërisë në zonën e plazhit në Durrës dhe mësoi se për ta fshehur që mos ta gjenin i ati edhe e kishte qethur atë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



