Historike/ Armand Duka fiton zgjedhjet në UEFA
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, zgjidhet anëtar i komitetit Ekzekutiv të UEFA-s.
Kreu i futbollit shqiptar u votua mes 8 nga 11 kandidatëve në Kongresin e 43-të të UEFA-s që po zhvillohet në Romë.
Plot 54 presidentë të vendeve anëtare të UEFA-s votuan për drejtuesit e rinj, ku presidenti i FSHF-së mori 36 vota.
‘Kandidoj me dëshirën për të përfaqësuar futbollin shqiptar dhe interesat e federatave të vogla në organin më të lartë të futbollit Europian’, shkruante Duka sot në mëngjes, teksa tashmë ai e ka fituar vendin në drejtimin e UEFA-s.
Kjo është hera e parë që një shqiptar përfaqësohet në nivelin më të lartë drejtues të futbollit europian
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



