E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Holanda pezullon vaksinën AstraZeneca
Publik News

Holanda pezullon vaksinën AstraZeneca

Trombozë dhe viktima Edhe Holanda merr vendim për të pezulluar vaksinimin me AstraZeneca. Sipas Reuters, vendimi u mor të premten për të pezulluar përkohësisht përdorimin e vaksinës për personat nën 60 vjeç.

Vendimi erdhi pasi një grua humbi jetën. Autoritetet shëndetësore thanë se kanë marrë raportime për të paktën pesë raste me trombozë pas vaksinimit me AstraZeneca, përfshi një grua që ndërroi jetë. Autoritetet thanë se rastet u regjistruan 7 deri në 10 ditë pas vaksinimit. Vendimi vjen një ditë pasi Gjermania pezullon vaksinimin me AstraZeneca për personat nën 60 vjeç. Mendohet se rastet e mpiksjes fatale të gjakut regjistrohen te moshat poshtë nën 60 vjeç. Më të prekura janë femrat.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.