E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
HOLLANDA ashpërson masat anti-covid: Mbyllen baret, restorantet
Publik News

HOLLANDA ashpërson masat anti-covid: Mbyllen baret, restorantet

Hollanda që nga dita e sotme ka filluar “mbylljen e pjesshme” si pasojë e masave anticovid të ndërmarra nga qeveria.

Sipas statistikave të dhëna edhe nga kryeministri Mark Rutte, janë afro 44 mijë persona të prekur nga covid-19 në Hollandë gjatë javës së kaluar, 50% më shumë sesa një javë më parë. Në një javë kanë humbur jetën 150 persona, ndërkohë që 192 të tjerë janë nën kujdesin shëndetësor intesiv.

Masat e shpallura nga kryeministri Hollandez janë si më poshtë:

–Të gjitha restorantet, baret dhe coffeshop mbyllen; lejohen vetëm delivery;

–Nuk do të ketë shitje pijesh alkolike pas orës 20.00;

–Pas orës 20.00 nuk do të lejohet të konsumohet pije nëpër rrugë;

–Maksimumi 30 vetë lejohen brenda godinave, përvec kishave;

–Lejohet takimi me 4 persona në të njëjtën kohë, ndryshe do ndërhyjë policia;

–Sportet profesionale dhe amatore do të mbyllen për + 18 vjec, sportet individuale në palestra lejohen akoma;

–Nuk lejohen eventet e ndryshme;

–Të gjitha dyqanet, përveç supermarketeve, mbyllen në oren 20.00;

–Nuk lejohen udhëtimet jashtë Hollandës gjatë pushimeve; nëse qëndroni në Hollandë nuk do të qakulloni në zonë;

–Masat kërkohen në ambiente të brendshme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.