E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Horror në Berat, xhaxhai përdhunon mbesën 15-vjeçare
Lajme

Horror në Berat, xhaxhai përdhunon mbesën 15-vjeçare

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Berat, ku një 39-vjeçar është arrestuar nga policia, i dyshuar për abuzim seksual.

Sipas informacioneve, në pranga ka rënë Sabri Likaj, ndërsa viktima është një vajzë 15 vjeçe, e cila rezulton të jetë mbesa e tij, vajza e vëllait.

Burime bëjnë me dije se të dy jetonin në të njëjtën banesë, rrethanë që dyshohet të ketë ndikuar në kryerjen e kësaj vepre të rëndë. Pas denoncimit të rastit, strukturat e policisë kanë ndërhyrë menjëherë, duke bërë të mundur arrestimin e autorit të dyshuar.

E reja po merr ndihmën e nevojshme mjekësore dhe mbështetje psikologjike, ndërsa autoritetet vijojnë hetimet për të dokumentuar plotësisht ngjarjen dhe për të sqaruar çdo rrethanë të saj.

Materialet procedurale i janë referuar prokurorisë për vijimin e veprimeve të mëtejshme ligjore.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.