Humb jetën në spital i burgosuri nga Kukësi
Tale ishte i dënuar me 35 vjet burg për vrasjen me sëpatë të gruas së tij në vitin 2018
Ka humbur jetën gjatë ditës së sotme shtetasi Adem Tale. Lindur e banues në Kukës, Tale ishte shtruar në Qendrën Spitalore të Burgjeve në datën 06.06.2023. Tale ishte i dënuar me 35 vjet burg për vrasjen me sëpatë të gruas së tij në vitin 2018 dhe ka ndërruar jetë si pasojë e arrestit kardio-respirator.
Njoftimi i Policisë:
Sot me datë 18.06.2023, në Spitalin e Burgjeve në orën 09:10 si pasojë e arrestit kardio-respirator, ka ndërruar jete në Reanimacionin e Qëndrës Spitalore të Burgjeve i dënuari Adem Tale, i datëlindjes 1943, lindur e banues në Kukës! I ndjeri ka ardhur nga IEVP Durrës dhe është shtruar në Qëndrën Spitalore të Burgjeve në datën 06.06.2023. Ai është dënuar me 35 vjet për vrasje. Drejetoria e Përgjithshme e Burgjeve menjëherë njoftoi Prokurorinë, SHKBB, oficerët e policisë gjyqësore në Komisariatin e Policisë Nr. 4 Tiranë për kryerjen e veprimeve proceduriale. Dejtoria e Përgjithshme e Burgjeve i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerit Adem Tale.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



