Humb jetën te “Bllokun e Sigurisë” 41-vjeçari në Tiranë
Një 41-vjeçar ka humbur jetën në ambientet e Bllokut të Sigurisë në rrugën “Mine Peza”, ku mbahej i arrestuar prej dy ditësh. Viktima, i identifikuar me inicialet B.P., ishte ndaluar më 18 mars 2026 për veprën penale “vjedhje e mbetur në tentativë”.
Sipas informacionit zyrtar, ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të 20 marsit, rreth orës 05:45. Dyshimet paraprake flasin për shkaqe natyrale si arsye të ndarjes nga jeta, megjithatë rrethanat e plota mbeten ende për t’u sqaruar.
Autoritetet bëjnë me dije se kanë nisur menjëherë procedurat për verifikimin e rastit, ndërsa pritet që hetimet të hedhin më shumë dritë mbi shkaqet dhe kushtet në të cilat ndodhi ngjarja.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



