Hungaria miraton vaksinën kineze
Kryeministri Viktor Orban i tha radios shtetërore se qeveria e tij po monitoronte nga afër rezultatin e vaksinimeve masive me vaksinën kineze në Serbinë fqinje.
Orban gjithashtu tha se ai personalisht do të zgjidhte vaksinën kineze pasi i besonte më shumë.
“Sot OGYEI (rregullatori hungarez i ilaçeve) ka dhënë lejen për të përdorur vaksinën Sinopharm gjithashtu, kështu që pas Pfizer, Moderna, Astra Zeneca dhe vaksinës ruse Sputnik, ne gjithashtu mund të mbështetemi tek Sinopharm”, tha kirurgu Cecilia Muller në konferencë.
Hungaria, e cila shpesh ka parë “rrugën e saj” sa i takon çështjeve të migracionit dhe politikave ekonomike në BE, ka vendosur të marrë vaksina nga Rusia dhe Kina në mënyrë që të përshpejtojë vaksinimin e saj.
Këtë muaj, Serbia mori një milion doza të vaksinës Sinopharm’s kundër Covid-19, duke u bërë vendi i parë evropian që filloi një program të vaksinimit masiv me të.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



