E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
I akuzuar për pengmarrje, 8 ditë pasi doli nga qelia telefonoi kunatin e Çilit: Më duhen lekë, drogë dhe pistoletë
Publik News

I akuzuar për pengmarrje, 8 ditë pasi doli nga qelia telefonoi kunatin e Çilit: Më duhen lekë, drogë dhe pistoletë

Është bërë publike një tjetër pjesë nga përgjimet e dosjes ku ra në pranga edhe botuesi Henri Çili.

Detajet e reja lidhen me një person nga Elbasani, i quajtur Behxhet Musmuça, i cili në datë 12 shkurt të këtij viti, vetëm 8 ditë pasi doli nga qelia i telefonon kunatit të Çilit, Gazmir Ajdini, dhe i kërkon sende të paligjshme si lëndë narkotike dhe pistoletë.

Sipas dosjes, në datë 13 shkurt, Behxhet Musmuça i telefonon Ajdinit dhe i thotë se ka ardhur nga Elbasani në Tiranë duke i kërkuar takim.

“Për shkak se Behxhet Musmuça nuk ka 1000 euro i kërkon Gazmirit që t’i japë 150 mijë lekë dhe 10 mijë lekë më vonë” thuhet në dosjen e prokurorisë.

Behxhet Musmuça u bë i njohur për opinionin publik vitin e kaluar, ndërsa në datë 4 shkurt të këtij viti Gjykata e Elbasanit vendosi ta lirojë nga burgu.

Musmuça akuzohej se një vit më parë tentoi të merrte peng Aurel Gunin, ky i fundit vëllai i drejtorit të ALUIZNI-t në Elbasan.

Por pasi u lirua nga qelia duke u lënë në masë “detyrimi paraqitje”, Musmuça po gjykohet vetëm për plagosje të lehtë me dashje, pasi prokuroria ndërroi edhe akuzën.

Policia e Shtetit arreston për llogari të Prokurorisë së Përmetit Betim Shkupin, personin që administron pasuritë e gazetarit dhe botuesit Henri Çili, i prangosur dje në kuadër të operacionit ‘Mezhgorani’.

  • Mësohet se Betim Shkupi është arrestuar nga Policia e Tiranës në shtëpinë e tij dhe më pas i është dorëzuar Policisë së Gjirokatrës. Shkupi është arrestuar pasi ka dalë në përgjimet e Prokurorisë së Përmetit, bashkë me 28 persona të tjerë, ndërsa kishte dhe një prokurë nga gazetari Henri Çili.

    Sipas Prokurorisë, gazetari Henri Çili nëpërmjet prokurës i kishte dhënë të drejtë Betim Shkupit të firmoste në emër të tij. Madje, në përgjime ka dalë se Betim Shkupi ka marrë në pronësi me porosi të Henri Çilit dy apartamente në Velipojë, në kompleksin e biznesmenit Seit Fishta.

Pas këtij dhurimi, Prokuroria ka konstatuar se më datë 3 shkurt 2020, Henri Çili ka komunikuar me Drejtoreshën e Kadastrës së Shkodrës duke i kërkuar që të veprojë me shpejtësi për regjistrimin e pronave. “Kjo shtetase, pasi i premton se do të veprojë shpejt, i kërkon që të dërgojë dokumentet”, shkruhet në dosje.

Pas marrjes së pronave dhe parave, sipas prokurorisë, Henri Çili ka zhvilluar një takim me një drejtues të lartë të Sistemit të Drejtësisë në një hotel në Tiranë. Edhe ky takim është përgjuar. Dy apartamentet dhe një sasi të madhe parash gazetari dhe botuesi Henri Çili i ka marrë në këmbim të negociatave për të ulur dënimin e dy vëllezërve, të dënuar përjetë për vrasjen e efektivit special të RENEA-s Ibrahim Basha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.