I dashur armik i shqiptarëve, habitorja nuk është gjithmonë joshëse
Megjithë orvajtjen tënde, për të përdorur një nga mënyrat e foljes që përdoret gjithmonë e më rrallë në gjuhën shqipe, atë habitore, nuk arrite të joshësh dëgjuesit në ligjëratën e mbajtur në takimin me Diasporën.
Folja ” kam” e zgjedhuar në mënyrën habitore ” “na paskërkan, paskam, paskësha” nuk e ndihmoi aspak pohimin tënd mbi shqiptarët – Armiku i shqiptarëve janë vetë shqiptarët!
Armiku i shqiptarëve je vetë ti, Edi Rama. Ti ke ndërtuar një sistem ku ke vendosur nxënësin kundër mësuesit, studentin kundër pedagogut, pacientin kundër mjekut dhe së fundmi shtetin kundër shqiptarëve.
Post Scriptum- Përça dhe sundo! Kjo filozofi udhëheq çdo veprim tëndin dhe dëshmon qartazi se Kushtrimi i të parëve të thërret më shumë se kurdoherë!
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



