E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
I dënuar por menaxhonte tokat e Himarës! Kush është kushëriri i ish-gruas së Edi Ramës, Jerasimo Bashi
Lajme

I dënuar por menaxhonte tokat e Himarës! Kush është kushëriri i ish-gruas së Edi Ramës, Jerasimo Bashi

Jerasimo Bashi është dënuar dhe në Greqi për trafik droge, ndërsa drejtor është emëruar me dëshmi penale false, me 3 diploma false e me status të nëpunësit civil fals…

Për tokën e resortit të Olta Xhaçkës, SPAK dhe Gjykata e Posaçme, kanë vendosur masë arresti edhe për Jerasimo Bashin, Drejtor i Menaxhimit të Tokave në Bashkinë e Himarës, por ai u arratis 2 ditë para urdhër arrestit, ngaqë ka lidhje gjaku amësore me djalin e Edi Ramës, por dhe me Edi Ramën për pazaret e tokave në Himarë.

Jerasimo Bashi është kushëriri i parë, i ish-gruas së parë të Edi Ramës; dhe ishte ky, që e emëroi Drejtor të Mbrojtjes e Menaxhimit të Tokës në Bashkinë e Himarës.

Ata që dinë të vërtetën e batërdisë më tokat, thonë se Edi Rama e emëroi kushëririn e ish-gruas, ose më saktë ish-kunatin; për ta pasur garant të zbatimit të pazareve me tokat, por dhe si “çimkë” brenda Bashkisë së Himarës, për të mësuar se çfarë bëhej atje jashtë dijenisë e skemave të tij.

Drejtori ish-kunat i Edi Ramës, ishte kryetari faktik i Bashkisë së Himarës dhe vendoste e kryente veprime me tokat, pa e përfillur fare Jorgo Goron, madje e urdhëronte atë, administratën e Këshillin Bashkiak, të firmosnin e miratonin çdo pazar të tij me tokat, trojet, plazhet, madje dhe me lejet e ndërtimit, ndërtimet pa leje, kontratat e qirave e tenderët.

Kjo e vërtetë, është dhe te deklarata e Jorgo Goros para prokurorëve të SPAK, ku thotë, se ka firmosur verbalisht çdo projekt-vendim të paraqitur nga Drejtori i Mbrojtjes e Menaxhimit të Tokave në Bashkinë e Himarës, Jerasimo Bashi dhe bashkëpunëtorët e tij.

Ndërsa SPAK, kërkoi masë “Arrest shtëpie” për ish-kunatin e Edi Ramës, drejtorin Jerasimo Bashi, konfirmuar si koka e bandës bashkiake të Himarës, që ka bërë batërdinë me tokat nga Himara deri në Borsh, Lukovë, Piqeras, Shënvasil e Kakome, madje u njoftua të arratisej.

Ka dhe një skandal tjetër në emërimin e tij drejtor: Sipas urdhrit të Drejtorisë së Administratës Publike në muajin mars 2016, Jerasimo Bashit i ndalohej përgjithnjë, punësimi dhe emërimi në poste të administratës publike, për vepra e dënime penale.

Himarë/ Kushëriri i ish-gruas së Edi Ramës, Jerasimo Bashi i

Por krye bashkiaku Jorgo Goro e emëroi të dënuarin Jerasimo Bashi, Drejtor të Mbrojtjes e Menaxhimit të Tokave në Bashkinë e Himarës, në shkelje të ligjit për dekriminalizimin, duke zbatuar urdhrin e Edi Ramës.

Jerasimo Bashi ka dhe një dënim në Greqi për trafik droge, ndërsa Drejtor i Tokave në Bashkinë e Himarës është emëruar me dëshmi penale false, me 3 diploma false e me status të nëpunësit civil fals.

Por Edi Rama e katapultoi drejtor të tokave në Bashkinë e Himarës, ndërsa kushërirën e tij Blerina Bala nga Vunoi, Babloku e ka emëruar zv/kryetare Bashkie për lejet e ndërtimit dhe tapitë e tokave, të cilën siç thuhet, i ka dhënë urdhër këshilltarëve të Bashkisë Himarë, ta emërojnë kryetare në vend të Jorgo Goros.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.