E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
I gjithë “Santiago Bernabeu” në këmbë për largimin e Karim Benzema
Sport

I gjithë “Santiago Bernabeu” në këmbë për largimin e Karim Benzema

Karim Benzema ka luajtur sot ndeshjen e tij të fundit si futbollist i Real Madrid. Sulmuesi francez i ka dhënë lamtumirën klubit pas 14 vitesh si pjesë e tij, teksa ka fituar gjithçka në radhët e kësaj skuadre.

Lojtari  do të largohet drejt Arabisë Saudite, ku e pret një ofertë e çmendur e Al Itihad, por sigurisht largimi i tij nuk ka qenë “armiqësor”. Autori i golit të rezultatit 1-1 në ndeshjen e sotme ndaj Atletik Bilbaos, u largua nga fusha e lojës në minutat e fundit të sfidës për të marrë një duartrokitje të merituar.

I gjithë stadiumi u ngrit në këmbë duke përshëndetur largimin e një legjende të mirëfilltë në këtë klub, ku ai do të kujtohet si një nga numrat 9 më të mirë, pasi ka shënuar 237 gola në 440 ndeshje.

Festë nga tifozët, por edhe nga shokët e tij të skuadrës, të cilët e ngritën lart në ajër, duke i dhënë lamtumirën më të mirë të mundshme në një ditë speciale në “Santiago Bernabeu”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.