E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
‘I korruptuari prapë jam unë … sepse bëra 4 vargje për Gent Cakën!’
Lajme

‘I korruptuari prapë jam unë … sepse bëra 4 vargje për Gent Cakën!’

Operacioni Metamorfoza 2.

Arrestohen grupe kriminale, individë nga jugu në veri! OK. Zhurmë, analiza, tregimtari, komente në çdo stacion TV. Kush të thotë e të tregojë “sekrete” më shumë bëhet më interesant.

Në fund… vetëm 20 të ndaluar nga 50 të planifikuar!

Operacioni vazhdon…

Të nderuar miq!

Shumë nga këto emra i kujtoj prej 20 vitesh. Po. Shumë prej tyre kanë drejtuar në errësirë fushata zgjedhore. Në vitin 2004 u largova nga MB për një detyrë tjetër dhe po këto emra rrotulloheshin dhe aso kohe.

Të vjetrit u shtuan me të rinj. Bile për 2 prej tyre m’u dha një detyrë “të negocioj” në fushatë zgjedhore për të fituar kandidati socialist!

Nuk pranova.

Kaluan 20 vite e janë po ATA!

Bile sot edhe me imunitet.

Për 2 të tjerë më nisën urgjent për në Tiranë nga një rreth i jugut, që t’u shihja dosjet kriminale në Tiranë. OSBE nuk i pranonte të kandidonin, ndërsa PARTIA po. Do kalonin 20 vite, ku në pjesën më të madhe të tyre e ka drejtuar PS dhe këto emra as zhyten as mbyten, dalin sërish tani për t’u “neutralizuar” nga Metamorfoza!

Kriminelët sot janë më të rritur, janë më të zgjuar, më të pasuruar e sigurisht më të kriminalizuar.

Ato kanë prodhuar vota për pushtetin e kredite për vete.

Në këto vite Shqipërinë e drejton Edi Rama me shoqe e shokë. Dje drejtonte një tjetër. Por asnjë nuk thotë: I kriminalizuar jam UNË, por vetëm përgjegjësia është personale. Po të kapën, mbaje vetë, paçka se planet, paktet, dhe paratë i ndamë po ne vetë. Grupi i strukturuar kriminal më i madh në vend është pushteti. Rama sot ka më shumë shokë në burg se në parti.

Policia është nën trysninë dhe kërcënimin e politikës. Çdo emërim madhor në drejtori apo komisariate merr OK nga politika, të tjerët janë patronazhistë me uniformë.

Rama në përgjimet e dosjes 339 të Dibrës thirrej Babloku nga rrjeti i zbardhur në dosje.

Sot thirret Lider, Skënderbe, i Madhi, etj.

I korruptuar prapë jam UNË:

bëra 4 vargje për Gent Cakën!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.