E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
I përulem shqiptarëve që nuk iu nënshtruan presionit dhe frikës
Publik News

I përulem shqiptarëve që nuk iu nënshtruan presionit dhe frikës

Një gjë e mirë ende nuk i ka braktisur shqiptarët, ajo mban emrin e asaj pjese të shoqërisë, që e përbuz frikën, nuk dëshiron t’ia dorëzoj vendin një bande dhe banditi. Në hojet e ndyra të vesit, ky sekt, këta surrat çerek, që masakruan zgjedhjet për të shtuar vjedhjet, eurot, tenderat dhe sundimin, mund të vrasin shpresën e këtij vendi.

Në turravrapin e natës, hajdutët e votës besuan që drita e dialektikës historike nuk do të bjerë kurrë mbi ta, megjithëse ua pamë fytyrën dhe vragat e shëmtisë.

Ua shënuam emrin në Zadrimë, Torovicë, Shëngjin, Shënkoll, Lezhë, Mirditë, Kurbin e kudo nëpër Shqipëri.
Një ditë, jo larg, drejtësia do të rivendoset, do të dalë nga kllapia për t’i futur të gjithë në kllapat e saj, frotën dhe skotën, larot, dylmet e shakllabanat, matrahulat, këto rriqna të ndyta në trupin e shtetit të marrë peng!

Nga kjo foltore, ju bëj homazh, përkulem në shenjë nderimi ndaj atyre që nuk u shitën dhe s’u blenë kudo në territorin e republikës.
Shqipëria ka në sy portretin e hajdutit, që mendon se u bë mbret, të kriminelëve që shfaqen si zotërinj oxhaku dhe që kanë një emër, ministra, kryeministra. Pengmarrës së ndryshimit. Shqipëria do të reagoj, do të përballet, shënojeni këtë ju që zgërdhiheni.

Përsëritjet e programit 2009, 2013, si një masë veshtullore petullash pa ujë. Programi për arsimit flet për shkollat e reja, ndërkohë që shumica prej tyre janë problem për shëndetin. Programi s’na thotë se sa mijëra fëmijë kanë braktisur Shqipërinë. Analfabetizmi funksional është pas pandemisë në 60%.

Asnjë të dhënë s’ka për ligjin e arsimit të lartë. Asgjë për teknologjinë në arsim, sjellje në epokën e re, asgjë për dështimin e mësimit në pandemi. Nxënësit nuk u ndihmuan për të bërë mësimin online. Mësuesi u la në mëshirë të fatit për të kryer detyrat. Kryetarja e akademisë së shkencave, emërohet në krye të institucionit në zonë mediokriteti, për të rehabilituar krimet e komunizmit. Edhe shoku Gramoz, e më vonë akademikët, si Ahmetaj, e plot akademikë të tjerë që përgatiten. Buxheti nuk garanton një buxhet funksional dhe cilësor.

Qeveria nuk ka vullnet. Infrastruktura fizike nuk garanton cilësi. Sistemi arsimor është i varfër. Duke përfunduar ju kërkoj thënien e presidentit partizan: Ku një qeveri nuk bën atë që do populli, duhet larguar me hunj e gurë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.