E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
I priti penalltinë Dybala, mediat italiane: Strakosha një “Superman”
Sport

I priti penalltinë Dybala, mediat italiane: Strakosha një “Superman”

Lazio fitoi 2-1 në “Juventus Stadium”, por vendimtar në këtë takim ishte portieri Thomas Strakosha që në minutën e fundit i priti nje penalti Dybala.

“Laziochannel” një portal i lidhur me klubin lacial i jep vetëm Strakoshës notën 10 duke e konsideruar njeriun e ndeshjes. “I pafajshëm në golin e Juventus në minutën e 35-të te goditja e Khedira. E lëmë mënjanë mega-gabimin në minutën e 37-të. Një rimarrje e mirë në minutën e 49-të kur hipnotizoi Higuain. Nuk llogaritet penalltia e pritur ndaj Dybala në minutën e fundit që i dha fitoren Lazios”.

“Roma Today” i jep Strakoshës notën e lartë 7.5 duke shkruar: “Portieri shqiptar u thirr shpesh në detyrë këtë ndeshje. Në rastin e golit të Juventus u tregua i zoti në goditjen e Khedira ndërsa nuk ka çfarë të bëjë kur çon topin në rrjetë Douglas Costa. Nëse në minutën e 36-të është fantastik në një tjetër goditje të Khedira, 30 sekonda më pas rrezikoi një gafë përballë Higuain. Shqiptari ka meritën që nuk e humbi toruan as në pjesën e dytë në nojë rast nga Higuain. Në finale “vuri krahët fluturues” të Superman duke pritur penaltinë e guajtur nga Dybala” – shkruan Roma Today.

“Calciomercato” e vlerëson gjithashtu me 7.5. “Tranversa evitoi figurën e keqe në rastin e tranversës së Higuain. Stilistikisht është “i padepërtueshëm” dhe di të jetë deciziv. Për të pritur një penallti të tillë duhen nerva “të salduara”.
Edhe “oasport” e vlerëson Strakoshën me notën 7.5 duke shkruar: “Nuk ka faj te goli i pësuar, por rrezikoi në një rast me Higuain që kapi tranversën. Por në pjesën e dytë është ai që i mohoi golin “Pipitës” ndërsa i dha fitoren skuadrës së tij në penalltinë e Dybala në minutën e 96-të”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.