E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
I riu nga Tirana i  dërgoi mesazh nënës duke u zhdukur pa gjurmë: Dua të largohem nga kjo botë!
Lajme

I riu nga Tirana i dërgoi mesazh nënës duke u zhdukur pa gjurmë: Dua të largohem nga kjo botë!

 

Ai është baba i dy vajzave dhe ka një bashkëshorte, të cilët po luten për kthimin e tij të sigurt.

Dorjani është zhdukur që prej orës 2 të pasdites së sotme dhe familja e tij ka bërë gjithçka për ta gjetur, por deri tani pa rezultat. Familja është tejet e shqetësuar, veçanërisht pas mesazhit ku ai ka përmendur se do të dëgjojnë në lajme për të. Ata janë të shqetësuar edhe për faktin që edhe telefoni i tij është i fikur.

Familja i bën thirrje Dorjanit të kthehet tek vajzat e tij dhe të gjithë ata që kanë informacion të kontaktojnë menjëherë. Ata theksojnë se çdo problem mund të zgjidhet së bashku dhe nuk ka asnjë faj që nuk mund të falet.

Mesazhi i familjes është i qartë dhe prekës: “Dorjan, kthehu tek vajzat e tua, çdo problem do ta zgjidhim bashkë me gjithë familjen. Nuk e përballojmë dot humbjen tënde!”

Shpresojmë që ky apel të shpërndahet sa më shumë në mënyrë që të ndihmojmë familjen e Dorjanit në këtë kohë të vështirë dhe të ndihmojmë në gjetjen e tij shëndoshë e mirë./joq

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.