E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
I zuri pritë gazetarit dhe i theu me çekiç xhamat e makinës
Publik News

I zuri pritë gazetarit dhe i theu me çekiç xhamat e makinës

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Ardi Veliu ka pezulluar menjëherë nga detyra efektivin e Policisë së Roskovecit, pasi pasditen e sotme i ka zënë pritë në mes të qytetit të Fierit dhe i ka thyer xhamat e makinës me çekiç një gazetari lokal.

Sherri raportohet se ka ndodhur për motive banale, por veprimi i rëndë i efektivit që edhe pse ishte jashtë shërbimit mbante me vete armën tip pistoletë, ka sjell reagimin e menjëhershëm të strukturave të Policisë së Shtetit dhe vetë drejtorit Veliu.

Siç shihet dhe në videon e mëposhtme, polici me inicialet A.B bashkë me një shok të tijin i ka bërë pritë gazetarit Xhoen Osmenaj, i cili ishte i shoqëruar me një vajzë, dhe i ka thyer me çekiç xhamat e makinës. Gjithashtu, efektivi i policisë dhe shoku i tij janë konfliktuar fizikisht me gazetarin.

Pas disa minutash në vendngjarje ka mbërritur patrulla dhe është bërë shoqërimi i menjëhershëm i shtetasit A. B. në Komisariatin e Policisë Fier, dhe personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë së Fierit dhe SHÇBA-së, po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit pezullon menjëherë nga detyra punonjësin e patrullës në Stacionin e Policisë Roskovec, shtetasin A. B., pasi: Sot, rreth orës 20:00, ky punonjës policie, jashtë orarit të shërbimit, në afërsi të sheshit qëndror të qytetit të Fierit, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta automjetin e shtetasit Xh. O. dhe është konfliktuar fizikisht me të.

Pas ndërhyrjes së patrullës është bërë shoqërimi i menjëhershëm i shtetasit A. B. në Komisariatin e Policisë Fier dhe personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë së Fierit dhe SHÇBA-së, po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Ndërkohë, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit ka nisur hetimin disiplinor për shkelje të rëndë. menjëhershëm i shtetasit A. B. në Komisariatin e Policisë Fier dhe personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë së Fierit dhe SHÇBA-së, po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Ndërkohë, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit ka nisur hetimin disiplinor për shkelje të rëndë.

VIDEO: MOMENTI I SHERRIT

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.