E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ibrahimoviç blen pyllin dhe kishën…
Sport

Ibrahimoviç blen pyllin dhe kishën…

Futbollistët janë të krim burnë para dhe nuk u tremben shpenzimeve të çmendura. Madje, disa prej tyre janë edhe aq “egoiste” sa çojnë edhe në prishjen e karrierës së tyre madhështore. Një prej shembujve të viteve të fundit është ai Zlatan Ibrahimoviçit që ka blerë një pyll në kufirin mes Suedisë dhe Norvegjisë.

Shpenzim prej 3 milionë eurosh për suedezin, i cili nuk përbën një risi për investimet e çmendura. Pasi u fut aksioner në klubin e futbollit të Hamarbit në Suedi, investimi i tij më i çuditshëm dhe kapriçoz është blerja e një kishe.

Po, pikërisht kështu, një kishe ungjillore në qendër të Stokholmit. Por mos u ngatërroni… Ky shpenzim nuk ka aspak të bëjë me çështje besimi, por suedezi ishte thjesht i mahnitur nga pozicioni në të cilën ndodhej ndërtesa.

Zlatan nuk nguroi që kishën në fjalë dhe të braktisur ta paguante afro 300 mijë euro dhe ta kthente atë në një rezidencë personale. Fundja e vetmja fe dhe i vetmi Zot që Zlatan Ibrahimoviç beson është ai vetë…

ME HELIKOPTER – Tjetër bëmë prej pasaniku ajo e Jaja Turesë, afrikanit nga Bregu i Fildishtë, i cili arriti të rivalizojë edhe sheikun Mansur. Një ditë të bukur, ai vendos që të zbarkojë në qendrën stërvitore të Mançester Sitit me një helikopter, modeli i të cilit ishte edhe më i ri dhe më modern sa i ai personit që ka gjysmën e rubinetave të naftës në botë dhe që për më shumte e paguante futbollistin në fjalë. Dhe sikur të mos mjaftonte kjo, Ture urdhëroi pilotin e tij që ta ulte helikopterin pikërisht në parkingun e shefit të tij, i cili për t’u ulur në klub iu desh që të gjente një pistë emergjente. Dhe pas kësaj skene, të gjithë e dimë sesi përfundoi edhe historia e Jaja Turesë me Sitin, duke nisur me pankinën, më pas tribunën dhe largimin e heshtur nga klubi, edhe pse ishte kapiteni i skuadrës së “Qytetarëve”.

LAMBORXHINI YLBER – Pier-Emerik Obamejang ka vendosur që t’i bëjë vetes një dhuratë speciale. Në Angli duket se ekstravaganca është shumë në modë, aq sa sulmuesi i Arsenalit ka shtuar në garazhin e tij madhështor së fundmi një Lamborxhini Hurakan me vlerë 270 mijë eurosh. Ky shpenzim më shumë sesa me tipin e makinës, që është mjaft i përhapur mes futbollistëve, lidhej mbi të gjitha me kërkesën e ngjyrës së veçantë të saj, një bojë speciale e cila në varësi të dritës dhe këndit nga syri e shihte arrinte të ofronte të gjitha ngjyrat e ylberit.

FILETO 1200 EURO – Nëse kthehemi pas në kohë me rreth dy vite, shumë bujë bëri fileto prej 1200 eurosh të cilën Frenk Riberi i dhuroi vetes, gjatë pushimeve në Dubai. Një copë mishi në restorantin e kuzhinierit të famshëm Nusret apo siç njihet nga shumë Solt Bi, për më tepër e larë me flori. Kjo kapriço jo vetëm që tërboi shumë prej ndjekësve të sulmuesit aktual të Fiorentinës, por detyroi edhe krerët e Bajernit të Mynihut që ta gjobisnin në atë kohë futbollistin e tyre.

STATUJË PËR VETEN – Po Kristiano Ronaldo mund të mungonte mes këtyre yjeve kapriçozë? Absolutisht jo, duke parë edhe shifrat për infarkt që portugezi, tashmë prej dy sezonesh te Juventusi, fiton çdo vit (kalojnë 100 milionë dollarët që pas firmës së parë në kontratën me Realin e Madridit, duke llogaritur edhe sponsorët e shumtë që ka). Gjatë periudhës te Reali i Madridit, kur ai mësoi se në qytetin e vendlindjes së tij do të hapej një ekspozitë me statuja prej dylli, asi iberikas vendosi që t’i dhurojë një të tillë edhe vetes, duke paguar shifrën aspak të vogël prej 23 mijë eurosh. Ndoshta, me anë të kësaj statuje e cila sot e kësaj dite qëndron në muzeun e vendlindjes së tij, në Funçal, madje ka disa të tilla, ndoshta Kristiano Ronaldo kërkonte të mburrej me autoperfeksionin, të cilin e kërkoi me ngulm edhe në mjeshtrin që punoi statujën e tij.

NJË DERRKUC SI SHOK – Një tjetër futbollist që nuk i ka lejuar vetes t’i mungojë asgjë, shumë shpesh në të keq është edhe Mario Baloteli. Sulmuesi aktual i Breshas, shumë vite më parë pushtoi vëmendjen e medias teksa lajmëronte se shumë shpejt do të kishte një shok të ri në shtëpi, një kafshë shtëpiake të veçantë. Ndërsa të gjithë fluturuan me fantazinë, duke arritur që të aludonin për një luan, tigër apo edhe krokodil, duke njohur mendjen e çmendur të italianit, “Super-Mario” iu prezantoi të gjithë botës “Super”-in, një derrkuc prej dy muajsh (po flasim për vitin 2013), i cili do t’i bënte shoqëri. Shumë futbollistë sigurisht që kanë ekspozuar dhe janë admirues të qenve dhe maceve, por te derrkuci i paguar 12 mijë euro nga Baloteli, nuk i kishte shkuar mendja ende askujt. Fundja, nëse do të kishte bërë diçka tjetër, Baloteli nuk do të ishte… Baloteli.

NJË KALË PËR GRUAN – Duke mbetur te kafshët dhe për të ngjitur një marrëdhënie të krisur pas një tradhtie, Uejn Runi duket se kishte gjetur dhuratën ideale për të merituar faljet e bashkëshortes së tij. Pas skandalit të 6 viteve më parë që shpërtheu në Angli dhe vuri në krizë marrëdhënien e Uejn Runit, ky i fundit vendosi që t’i blejë Kolinit një kal ekzemplar, për të cilin përflitet se kishte shpenzuar gati 1.5 milionë euro. Dhe pasi Kolin kishte parë Tomuejnin (emri i kalit) e fali menjëherë Uejnin, ndonëse ky i fundit vazhdoi me tradhtitë e panumërta, por nuk shpenzoi më për kuaj të tjerë.

NJË TITULL PREJ LORDI – Sigurisht që përrallat me princ të kaltër janë shumë të bukura, por edhe në këto raste, gjaku mbretëror ka qenë i trashëguar ndër breza. Por mesa duket, sot e kësaj dite duket se ekziston mundësia që të blesh një titull mbretëror nëse paguan shumën e duhur. Ai që e ka bërë këtë është sulmuesi francez, Xhibril Cise. Ish-lojtari i Lacios, Panathinaikosit, Sandërlendit, Marsejës, Liverpulit, Okserit etj. Pak vite më parë mësohet se ka blerë titullin e Lordit të një province angleze, në Çishajer. Kjo kapriço i ka kushtuar 2 milionë sterlina Cisesë, që në vitin 2005.

PADRON I GJITHË LAGJES – Që Lionel Mesi është një maniak i privatësisë, tashmë kjo është e ditur nga të gjithë, por kanë kaluar vetëm 3 vite kur argjentinasi bëri një lëvizje edhe më dehëse, sesa nga ato që ofron në fushën e lojës. I lodhur nga fqinjët e tij shumë kuriozë, sulmuesi argjentinas e zgjidhi këtë problem në një mënyrë ekzemplare, ndonëse shumë të kushtueshme. Jo, ai nuk shpenzoi për truproja, ish-marinsa apo gjëra të këtij lloji. Madje as nuk denoncoi askënd në polici, apo të paguante dikë në shtet për t’u hakmarrë. Jo… Lionel Mesi dërgoi çantat me miliona euro te dy pronarët e shtëpive që kishte përreth vilës së tij gjigante dhe i bleu ato. Në këtë mënyrë askush nuk do e shqetësonte më përreth dhe kështu, Mesi mund të jetonte i qetë, pa zhurma, në paqe dhe në privatësi totale. Një fenomen edhe jashtë fushës së lojës…

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.