E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Icardi rikthehet në stërvitje, tifozët e presin në mënyrë speciale
Sport

Icardi rikthehet në stërvitje, tifozët e presin në mënyrë speciale

Mauro Icardi dhe Interi duket se i kanë dhënë fund luftës së tyre dhe tashmë duhet të vazhdojnë punën së bashku aty ku e kanë lënë prej një muaji.

Ish-kapiteni zikaltër është rikthyer ditën e sotme në stërvitje me grupin dhe me shumë gjasa pritet që në ndeshjen e radhës në kampionat ndaj Lazios, të rikthehet edhe në fushën e blertë, pa shiritin e kapitenit.

Argjentinasi është pritur mirë në stërvitje nga tifozët, të cilët kishin shkuar për t’i dhënë mbështetje pas kësaj çështjeje.

Të pranishëm në stërvitje, ishin disa tifozë të cilët kishin hapur edhe një baner në mbështetje të tij. “Na bëj sërish të ëndërrojmë! Mirë se u riktheve Maurito”, shkruhej në baner.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.