E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Icardi: S’u dorëzuam kurrë, fatkeqësisht s’patëm kohë ta shënonim golin e fitoren ndaj Barçës
Sport

Icardi: S’u dorëzuam kurrë, fatkeqësisht s’patëm kohë ta shënonim golin e fitoren ndaj Barçës

Mauro Icardi e ka lartësuar shpirtin luftarak të Interit në barazimin e vonshëm ndaj Barcelonës në Ligën e Kampionëve pikërisht falë golit të tij të martën mbrëma në “San Siro”.

Zikaltrit shënuan dy gola të vonshëm edhe në takimin e tyre të mëparshëm për ta mposhtur Tottenhamin, por këtë herë, goli në minutën e 87-të nga Icardi mjaftoi vetëm për një barazim 1-1, transmeton Gazeta Express.

Kapiteni i Interit u shpreh i zhgënjyer që ekipi i tij nuk pati kohë më për ta bërë edhe një rikthimin të jashtëzakonshëm, megjithëse iu gëzua edhe rezultatit final i cili nuk u duk më i mundur pasi Malcom e kaloi Barçën në epërsi dhjetë minuta para fundit.

“Luajtëm kundër ekipit më të mirë në botë dhe ata shënuan gol tipik të Barcelonës”, tha Icardi për Sky Sport Italia.

“Por, ne s’u dorëzuam kurrë, vazhduam të luftonim”, shtoi ai.

“Kemi treguam shumë besim gjatë garës, sepse edhe Tottenhami shënoi vonë kundër nesh po ne luftuam dhe e përmbysem rezultatin. Fatkeqësisht, këtu nuk na mbeti kohë për ta bërë”, shtoi ai.

Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/sport/icardi-s-u-dorezuam-kurre-fatkeqesisht-s-patem-kohe-ta-shenonim-golin-e-fitoren-ndaj-barces-592868/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.