Icardi tek Reali? Gruaja e tij zbulon të vërtetën e madhe…
Gruaja dhe njëkohësisht agjentja e Mauro Icardi, Ëanda ka zbuluar se bashkëshortin e saj po e kërkojnë klube të mëdha evropiane.
Gjatë një interviste për “Corriere dello Sport”, bukuroshja bionde pranoi se Mauro Icardi aktualisht është duke menduar vetëm të jetë i lumtur tek Interi, shkruan “Sportmediaset”.
“Mauro është një lojtar i rëndësishëm dhe ka shumë klube të mëdha që po kërkojnë shërbimet e tij. Është e drejtë që të ketë interesime të ndryshme për shkak se ai është një ndër sulmuesit më të mirë në botë. Unë do të preferoja mos ju tregoja por Icardi po mendon vetëm për Interin dhe është i lumtur këtu. Drejtorët e dinë që Icardi ka refuzuar dhe do të vazhdojë të refuzojë oferta të majme sepse në zemrën e tij është Interi dhe nuk mendon largimin..”, tha ajo.
Kohët e fundit po përflitet një transfertë e mundshme e sulmuesit argjentinas tek Reali i Madridit. Icardi gjatë këtij sezoni ka shënuar 15 gola në 14 ndeshje në Serie A.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



