Idajet Roçi unë sot lutem për ty!
Emri Idajet Roçi me siguri nuk ju thotë gjë. Idajetin as unë nuk e njihja deri 2 ditë më parë kur ai si roje plazhi shpëtoi jetën e një nëne me djalin e saj. Idajeti i nxori të dy shëndosh e mirë, por vetë mbeti i dëmtuar në gjendje të rëndë dhe po lufton për jetën në spital.
Idajet, ti dhe shumë si ty jeni modeli si njeriu duhet të jetë. Human, të përkushtuar ndaj detyrës deri në sakrificë.
Nëse shumica prej nesh do e vlerësonin njerzillëkun dhe detyrën si ty Idajet, më mirë do ishte jeta e të gjithëve bashkë.
Sigurisht që ti nuk more vëmendjen e merituar, pasi këtu në Shqipërinë tonë rendet pas së keqes, madje edhe kur nuk ekziston shpiket e keqja. Investohet aq shumë te e keqja sa nuk ka kohë për ty dhe veprën tënde.
Idajet Roçi unë sot lutem për ty! Të jam mirënjohës dhe më beso, nëse një ditë i lexon këto rreshta…dua ta dish se je modeli më i mirë dhe qytetar që të admiroj.
Të shkuara o shqiptar i mirë!
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



