Iku edhe Alketa Vejsiu !
Nga Sokol Terihati
Firmosi kontraten e jetes me dinjitet maksimal profesional.
E firmosi me RAI n, Televizionin me te madh dhe me te fuqishem ne Evrope!
Iku pra edhe Alketa !
Pasi na beri krenare ne shqiptareve normale !
Pasi nderoi veten dhe shqiptarine ane e mbane botes dhe punoi sa 100 ambasada , bash ne platene me te famshme te Evropes , ne Sanremon e famshme . Ne vendin ku edhe kur flasin , duket sikur kendojne .
U ngjit ne ate skene , ku miliona vajza italiane , as guxojne ta enderrojne !
Shkelqeu !
Shkelqeu dhe iku nga ne , palacot , mediokrit deri ne dhimbje .
Ne qe deri para disa javesh , e shqyem me fshatarizmin tone mjeran . Ne qe kemi idhuj, lloj- lloj kopukesh kriminelesh e idiotesh , qe po na shqyejne Atdheun , po na peshtirosin jeten dhe po na vrasin femijet.
Keta jemi ne !
Vite larg vlerave dhe te bukures !
Provinciale mjerane me vlera te shpartalluara !
Fluturo Alketa !
Atje lart ne tempullin e artit , muzikes dhe civilizimit brilant .
Shkelqe Alketa , sic bere mbreme !
Beje per veten tende , por edhe per ne shqiptaret normal!
Me behet zemra mal per ty , kur te kujtoj se sa e cilter dhe e ndrojtur ishe ne ditet e para kur ngjisje shkallet e RTSH .
TI i tregove miliona italianeve dhe botes moderne se ne jemi shqiponja qe nuk na ulin dot poshte dallget e historise !
Sido te ndodhe ne jemi dhe do te jemi !
E beri para ca ditesh edhe Ermonela Jaho ne maje te Londres !
E kane bere e do ta bejne shume shqiptare te tjere . Nuk mundemi ne , as nga keta shqiptaret medioker qe megjithese te shqyen , ti prape me fisnikeri ….
I FALENDEROVE !
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



