E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ilir Beqaj  hotel me 6 kate buzë detit në Sarandë, dhe tokë falas nga qeveria
Lajme

Ilir Beqaj hotel me 6 kate buzë detit në Sarandë, dhe tokë falas nga qeveria

Ish-ministri Ilir Beqaj, ka krijuar një bazë pasurore e biznesesh në zonën dhe bregdetin e Sarandës, ku përveç fermës “Albania Ionian Coast Olive Oil-ACICOO” me agrume, ullishte vreshta, pemë frutore, linja prodhimi vaji, pijesh e bulmetrash, ka nisur investimet në hoteleri.

Se ku i ka gjetur ish-ministri i Ilir Beqaj miliona Euro për ferma, restorante, apartamente luksose e kompani biznesi; këtë le ta hetojë SPAK që e ka marrë nën hetim edhe për pastrim parash, fshehje të ardhurash e vjedhje fondesh publike me mashtrim nëpërmjet faturave false.

Ndërsa “Pamfleti”, po publikon fakte nga një investim tjetër i ish-ministrit Ilir Beqaj; konkretisht hotel buzë detit në qytetin e Sarandës, pajisur me 2 restorante e 2 bar-kafe, pishina, parkingje, PUB dhe mjedise argëtuese e relaksuese brenda e jashtë hotelit, si dhe plazhin përballë tij.

Hoteli është me 4 e 6 kate mbi tokë, me 2 e 3 kate nëntokë dhe me sipërfaqe totale ndërtimi 1820 m2 e 3000 m2 plazh falas për 30 vite; i cili po ndërtohet pranë Portit të Peshkimit në Sarandë, ku prej 7 vitesh, me vendim qeverie është kthyer në zonë zhvillimi objektesh turistike të Sarandës.

Ilir Beqaj me hotel 6 kate buzë detit në Sarandë, kush po e fsheh

Lejën për ndërtimin e hotelit, Ilir Beqaj e ka marrë me Vendim Nr. 18, datë 24 nëntor 2021 të Këshillit Kombëtar të Territorit, të firmosur nga kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Turizëm-Mjedisit, Mirela Kumbaro.

Ndërsa ndërtimin, Ilir Beqja e ka maskuar pas firmës “Gjozeza Sh.p.k”, me seli në Sarandë dhe pronarë vëllezërit Llambro e Ardian Zhupa, të cilëve u është dhëna leja e zhvillimit nga Këshilli Kombëtar i Territorit, ku Babloku si kryetar, ka firmosur vendimin pa deklaruar vlerën e investimit dhe kush është investitori.

Por përgjigjen, se cili është investitori dhe pronari i hotelit, “Pamfleti” e mori konfidencialisht nga inspektorët e IKMT të Qarkut Vlorë e IMT të Bashkisë Sarandë; të cilët thonë, se hoteli që po ndërton firma “Gjozeza Sh.p.k” buzë detit te Porti i Peshkimit, është i ish-ministrit Ilir Beqaj.

Ilir Beqaj me hotel 6 kate buzë detit në Sarandë, kush po e fsheh

Madje ata treguan, se emri i Ilir Beqajt u doli rastësisht, kur pas një denoncimi nga qytetarët për ndërtimin e nisur nga firma “Gjozeza Sh.p.k”, inspektorët e IKMT shkuan të kontrollin dokumentet, ngaqë kjo firmë ka ndërtuar shpesh pa leje, me leje false e mbi toka të vjedhura.

Madje pronarët e firmës, vëllezërit Llambro e Ardian Zhupaj, janë me precedentë penalë për ndërtime pa leje, mashtrim me shitje apartamentesh nga 2-3 herë e grabitje tokash me dokumente false, por kur inspektorët shkuan atje, mësuan se hoteli po ndërtohet për llogari të Ilir Beqajt.

Ilir Beqaj me hotel 6 kate buzë detit në Sarandë, kush po e fsheh

Pra, ish-ministri i aferave të PPP-ve në shëndetësi, i korrupsionit me donacionet e BE dhe i faturave tatimore fiktive; si maskë për të fshehur pronësinë e hotelit, po përdor firmën mashtruese “Gjozeza Sh.p.k” me pronarë që kanë shumë probleme me drejtësinë.

Kjo firmë që po ndërton hotelin e Ilir Beqajt, ka të regjistruar në tatime vetëm 1 punëtor, konkretisht ortakun Ardian Zhupaj dhe prej 10 vitesh që është krijuar, rezulton me humbje nga 3-5 milionë lekë.

Lidhjet me Ilir Beqajn i zbulon edhe ky fakt: Firma “Gjozeza Sh.p.k” që po ndërton hotelin; adresën kryesore e ka te zyrat e fermës së Ilir Beqajt “Albania Ionian Coast Olive Oil-ACICOO” në Finiq-Vrion të Sarandës./Pamfleti

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.