E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ilir Meta që e solli në pushtet”- Artur Zheji: Negociata të fshehta për zgjidhje politike
Sot

Ilir Meta që e solli në pushtet”- Artur Zheji: Negociata të fshehta për zgjidhje politike

Analisti Artur Zheji thotë se Presidenti Ilir Meta duhet të ndërmarrë hapa për zgjidhjen e krizës, duke theksuar se deklarata e kreut të shtetit se vë në dispozicion mandatin për zgjidhjen e kësaj krize, përveç se është një deklaratë politike, ka forcë ligjore.

Artur-Zheji1

“Do i sugjeroja zotit Meta, siç ka thënë dhe deklaruar se vë mandatin e tij në dispozicion të zgjidhjes së krizës, ta forcojë, konkretizojë dhe ta bëjë linjë politike ndaj qasjes për zgjidhjen e krizës. Kur Presidenti si institucion dhe jo si individ, bën një deklaratë politike, ka forcë ligjore. Nëse e ka thënë që ‘mandatin tim e vë në dispozicion të zgjedhjes së krizës’, ajo merr formën e ligjit, nuk ndryshon në një pozicion të dytë.

 

Nëse atij do t’i kërkohet si zgjidhje për zgjidhjen e krizës, ai e jep mandatin e tij si President, nëse ia kërkon mazhoracna për të krijuar simetri të largimit nga politika. Sepse dihet që Rama është produkt politik i Ilir Metës sepse në vitin 2013 ai nuk kishte asnjë shans që të vinte në pushtet si Kryeministër, pa votat e LSI-së dhe Ilir Metës. Nëse thuhet se kriza është mos largimi i Ramës, atëherë mos largimin e Ramës e merr përsipër Ilir Meta që e solli në pushtet”,theksoi Zheji në Top Channel.

Ai deklaron se po negociata të fshehta midis palëve për zgjidhjen e krizës dhe kjo është një nga arsyet se pse protesta e opozitës u shty për të dielën dhe jo të premten e kësaj jave.

“Forcat politike po presin negociatat dhe shtyrja e protestës, me 2 qershor, është një dëshmi e fortë e negociatës që po zhvillohet midis Partisë Demokratike, e fondit opozitar dhe të Partisë Socialiste. Disa takime, ku zonja Kryemadhi ka bërë me Bashën, thotë që janë update-me  minutë pas minute midis palëve, të një negociate të ethshme që po zhvillohet nëpërmjet palëve për të arritur në një zgjidhje të pëlqyeshme nga të gjitha palët  dhe të pranueshme prej tyre. Sigurisht që mund të them se është opozita ajo që është bërë palë për zgjidhjen e krizës nga mazhoranca. Kemi të bëjmë me një zbythje reale të Ramës”, tha Zheji.

Ai këshilloi nga distanca zotin Basha që të mos ulet në tryezë me Ramën si krueminstër. Sipas tij kjo do të ishte një humbje e madhe për kreun e PD dhe partinë e tij.

“Nëse Basha ulet me Ramën kryeministër, duhet të ikë në shtëpi. Të paktën mbështetja e shumicës së zërave kritik, të gazetarisë, medies, opinionistëve, do ta humbasë krejtësisht. Do të fitojë Rama. Në vitin 2017 humbi 200 mijë vota nga takimi me Ramën, nga qepallimi që bëri me Ramën. Nëse do e bëj tani, do të humbasë gjithçka dhe do krijohen forca të forta politike dhe thoshin ‘na ishte dikur një Lulzim Basha’”, paralajmëroi.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.