E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
INSTAT “harron” raportin/ Mjeku Dasho: A po manipulohen vdekjet nga Covid?!
Publik News

INSTAT “harron” raportin/ Mjeku Dasho: A po manipulohen vdekjet nga Covid?!

Raporti i harruar i tremujorit të fundit nga Instituti i Statistikave përforcon më tepër denoncimet jo të pakta për fshehje të rasteve fatale.

erion dasho

 

 

Duke qenë se nuk ka ende një të tillë, që si rregull duhet të ishte publikuar që në 12 shkurt, ekspertit të shëndetit publik, Erion Dasho dhe shumë të tjerëve u lind natyrshëm pyetja nëse ky institucion po fiton kohë për të manipuluar shifrat. Por ky i fundit tregon një mekanizëm për të zbuluar numrin real, që përllogaritet duke iu referuar numrit të shtuar të vdekjeve.

“Studime të besueshme epidemiologjike në gjithë botën flasin se ka një lidhje direkte midis vdekjeve shtesë dhe vdekjeve nga Covid-i. Kështu, vdekjet reale vlerësohen midis 90% dhe 110% të numrit të vdekjeve shtesë”, thotë mjeku në një status-analizë publikuar në rrjetet sociale.

Regjistrat e Gjendjes Civile flasin për 6049 vdekje shtesë gjatë vitit 2020. Disafish më pak nga ç’u raportuan zyrtarisht nga Ministria e Shëndetësisë, vetëm 1181. Por, sipas studimeve të besueshme epidemiologjike të cilave iu referohen shumë vende në botë, përllogaritet që numri real të jetë midis 5444 deri në 6554.

“Në përputhje me këto shifra, Shqipëria nuk ishte një vend në mes të listës europiane të vdekjeve nga COVID, por një nga tri vendet me vdekshmërinë më të lartë në Europë, madje edhe më të lartë se Britania e Madhe, Belgjika, Franca, Italia dhe Spanja, që njihen botërisht për numrin e lartë të vdekjeve nga COVID dhe që në statistikat zyrtare mbajnë vendet e para për nga numri i vdekjeve për 1 milion banorë”, sqaron epidemiologu Dasho, duke shtuar dyshimet mbi fshehjen e qëllimtë të shifrave nga qeveria, marrë shkas nga mosaksesi në raportin e 3-mujorit të fundit mbi vdekjet ekstra.

“Pikërisht në datën 12 shkurt 2021, ditën kur pritej dalja e publikimit periodik të INSTAT-it, që do të zyrtarizonte numrin e vdekjeve ekstra gjatë tremujorit të fundit 2020 dhe, rrjedhimisht, gjatë gjithë vitit 2020, ky publikim është fshehur. Në këto kushte, shqiptarët kanë të drejtë të pyesin: përse fshihen shifrat zyrtare të vdekjeve? A mos po tentohet manipulimi i tyre?”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.