E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Integrimi i Shqipërisë,ministri i jashtëm holandez: Maqedonia e Veriut i ka përmbushur kriteret, Shqipëria jo
Publik News

Integrimi i Shqipërisë,ministri i jashtëm holandez: Maqedonia e Veriut i ka përmbushur kriteret, Shqipëria jo

Ministri i Jashtëm Holandez Stef Blok pas takimit të ministrave të Jashtëm të BE në Bruksel ka folur në lidhje me hapjen e negociatave për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Në reagimin e tij Blok shprehet se për Holandën, Maqedonia e Veriut i ka përmbushur kriteret për integrimin në BE ndërsa nga Shqipëria deklaron se presin më shumë rezultate.

“Për Holandën MV i ka përmbushur kushtet por për Shqipërinë presim më shumë rezultate”, ka thënë ndër të tjera Blok.

Kujtojmë se në takimin e 28 ambasadorëve të përhershëm të BE-së mbajtur në Bruksel më herët, lidhur me hapjen e negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, për vendin tonë Holanda është mjaftuar duke thënë se qëndrimi i saj për Shqipërinë nuk ka ndryshuar.

“Të dy vendet kanë bërë përpjekje të mëdha. Sa i përket Maqedonisë së Veriut, ne mendojmë se duhet të ndërmerret një hap tjetër i rëndësishëm, gjegjësisht ligji për ndjekjen publike. Nëse plotësohet kjo gjendje, ne mendojmë se negociatat e pranimit duhet të fillojnë. Për sa i përket Shqipërisë, megjithatë, ne mendojmë se duhet bërë shumë punë dhe nuk është ende gati për fillimin e negociatave”, ka thënë më herët Blok duke përsëritur qëndrimin e vendit të tij.

Për qeverinë holandeze, si duket mbetet ende në fuqi mocioni i parlamentit holandez të aprovuar në qershor të këtij viti, kundër hapjes së negociatave me Shqipërinë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.