E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Interi fiton në derbin e Champions, Milani inekzistent
Sport

Interi fiton në derbin e Champions, Milani inekzistent

Interi ka hedhur një hap të sigurt për në finalen e Champions League, teksa ka mposhtur 2-0 Milanin në ndeshjen e parë të gjysmëfinales.

Zikaltrit e nisën takimin me një ritëm të lartë, ndërsa kuqezinjtë u tregun tejet të përgjumur dhe pësuan dy gola të shpejtë, fillimisht me Xhekon dhe më pas me armenin Mikitarian.

Minutat në vijim, deri në vërshëllimën e fundit të arbitrit, ishin thuajse të njëjtat.

Interi u mbrojt mirë dhe tentoi të rrezikonte me kundërsulm, ndërsa Milani nuk arriti thuajse në asnjë moment të rrezikonte portën kundërshtare.

Tashmë, me dy gola diferencë, skuadra e Inzagit shkon tejet e qetë në ndeshjen e kthimit të së martës së ardhshme.

Image
Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.