E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Intervista e Grida Dumës/ Kur media i hap ekranin botës së krimit
Lajme

Intervista e Grida Dumës/ Kur media i hap ekranin botës së krimit

Grida Duma shfaqi dje anën më të errët të gazetarisë në Shqipëri. Në emisionin e drejtuar prej saj u shfaq befas një person që i kishte shpëtuar kërkimit të policisë për t’u verifikuar për masakrën e Dobraçit. Safet Bajri nuk është një personazh i panjohur dhe as “engjëlli” që i bie në qafë policia. Nuk ka nevojë të shkosh në Shkodër e të dëgjosh bëmat e tij; mjafton skeda penale dhe puna gjysmake e drejtësisë me të deri më sot.

Grida dhe katër të ftuarit e saj i lanë hapësirë zotit Bajri të tallej me publikun, duke e shndërruar në qesharak hetimin e SPAK për masakrën e Dobraçit. Lavdërimet e tij për punën e Policisë së Shtetit nuk ishin as të rastësishme dhe as të pamenduara. Safet Bajri sfidoi mbrëmë shtetin, drejtësinë dhe SPAK-un nga ekrani i TCH, që e kishte marrë me qira për të shpalosur pafajësinë e tij.

Shqiptarët janë mësuar të dëgjojnë sulmet e politikës ndaj Prokurorisë së Posaçme, por kur këto bashkohen me sulmet e botës së errët, atëherë rreziku është edhe më i lartë. Të gjithë e dimë si lidhet politika me krimin në Shqipëri, dhe këtë nuk e kemi mësuar as nga Klan dhe as nga TCH. Por të paktën televizionet kombëtare duhet të na kursejnë shfaqje të tilla të shëmtuara avokatie ndaj njerëzve që i kanë shpëtuar drejtësisë. Na mjaftojnë Big Brother, Për’puthen dhe gjithë banalitetet që ushqehen çdo ditë publikun. “Shpëlarjen” e krimit mund ta kursejnë për një publik që mban në kurriz politikën dhe mpleksjen e saj me bandat./VNA

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.