Investigimi i gazetarit / I KÊRKON PROKURORISË hetime
Gazetatii Osman Stafa ka bërë një investigim për mungesen e Ilaçeve ne QSUT
Bëhet fjalë për mungesën e 4 medikamenteve (asparaginaza, 6 merkaptopurina, methotrexat, acidi folinik) përgjatë 2 viteve të fundit në Onko-Hematologji, në QSUT.
Duhet t’i besoj DREJTËSISË së vendit tim, për këtë arsye depozitova sot në Prokurori këtë shkresë, e cila përmban informacione mbi shkelje të mundshme ligjore. Bëhet fjalë për mungesën e 4 medikamenteve (asparaginaza, 6 merkaptopurina, methotrexat, acidi folinik) përgjatë 2 viteve të fundit në Onko-Hematologji, në QSUT. Kjo situatë duhet të ketë përgjegjës, dhe përgjegjësit duhet të përgjigjen. Kjo, edhe që nesër askush të mos neglizhojë ilaçet jetëshpëtuese të fëmijëve të vegjël që vuajnë nga tumoret, leuçemia etj. Uroj që Prokuroria të hetojë, ta marrë seriozisht këtë çështje, sepse individëve u është mohuar e drejta e kujdesit shëndetësor, mjekimit etj.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



