IPI dënon gjuhën kërcënuese dhe sulmet ndaj mediave në Tiranë nga Rama
Instituti Ndërkombëtar i Shtypit ka shprehur sot shqetësimin për rritjen e sulmeve verable dhe shpifjeve ndaj mediave të pavarura në Shqipëri nga Kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku i arrestuar Erion Veliaj.
IPI i bën thirrje Ramës dhe Veliajt të përmbahen nga presionet e pabaza ndaj mediave profesionale të vendit dhe të mbështesin gazetarët që përballen me fushata shpifjesh dhe ngacmimesh në internet për punën e tyre.
“IPI shpreh sot shqetësimin për rritjen e fundit të sulmeve verbale dhe shpifjeve ndaj mediave të pavarura në Shqipëri nga politikanët kryesorë, përfshirë kryeministrin Edi Rama dhe kryebashkiakun e arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj. Ne u bëjmë thirrje zyrtarëve publikë që të përmbahen nga një presion i tillë i pabazë ndaj mediave profesionale të vendit, përfshirë mediat si BIRN Albania, dhe të mbështesin ata gazetarë që përballen me fushata shpifjesh dhe ngacmimesh në internet për punën e tyre. Ne gjithashtu qëndrojmë pranë Rrjetit të Gazetarëve të Sigurt dhe atyre që luftojnë për të mbështetur lirinë e medias brenda vendit ballkanik”, thuhet në njoftimin e IPI.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



