Ironia e Dritan Hilës:Shqipëria në krah të miqve tradicionalë Kongo, Xhibuti…
Shqipëria votoi kundër një vendimi të Presidentit amerikan, Donald Trump në OKB, për njohjen e Jeruzalemit si kryeqytetin e Izraelit, duke mbështetur një rezolutë të propozuar nga Turqia.
Vendimi shkaktoi debate të shumta në politikën shqiptare, ndërsa Ministria e Jashtme tha se ai ishte në përputhje me qëndrimin e BE-së. Megjithatë kjo e fundit, sikundër rezultoi nga votimi, nuk kishte një qëndrim të prerë , pasi vende anëtare të BE-së abstenuan.
Analisti Dritan Hila përmes një postimi në rrjetet sociale ka ironizuar qëndrimin e mbajtur nga Shqipëria.
“Meqënëse shqiptarët i ka zënë namuzi se nuk e shikonin dot veten të rreshtuar krahas Togos, Ishujve Marshall etj që i kryesonte SHBA, duhen përgëzuar se u rreshtuan kahas miqve tradicionale të tyre si Jemeni, Pakistani, Nigeria, Zimbabve, Senegali, Burkina Faso, Kongo, Xhibuti, Greqia, Serbia etj të kryesuara nga Turqia”, shkruan Dritan Hila.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



