E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ironia e Dylgjerit: Ku është Musa Ulqini?! Sot me ju është Balla, Gugalla dhe McGonigalla
Sot

Ironia e Dylgjerit: Ku është Musa Ulqini?! Sot me ju është Balla, Gugalla dhe McGonigalla

Ku është ish-kryetari i PS-së së Tiranes, ish-Ministri i Informacionit, ish-deputeti i Tiranës, ish-socialisti që hante hekur me dhëmbë për lirinë, për drejtësinë, për barazinë, për të drejtën shoqërore, për lavatriçen që do të lante njollat e pista të familjes… europiane?

Nuk është!

Ku janë të urtët?

Ku janë ish-at?

Ku janë 1-shat?

Ku është Ruçi?

Ku është Kuçi i tytës?

Ku është X-i?

Është, thonë, këshilltar pranë ministres së Arsimit, është në borde, është në billboarde!

Ka mbaruar gjithçka këtu miq, s’ka me përfaqësues të së majtës, sepse mungon jo vetëm  Musai, po nuk është as Pandi, as Fatmiri, as me i miri!

Sot me ju është Balla, Gugalla dhe McGonigalla.

“Hani, pini dhe rrëmbeni, mbushni xhepe, mbushni arka,

të pabrek’ ju gjeti dreka, milionier’ ju gjeti darka!

Hani, pini e rrëmbeni, mbushni arka, mbushni xhepe,

gjersa populli bujar t’ju përgjigjet: peqe, lepe!”

Socialiste pa nam e nishan!

Votojeni prapë barakën që quhet: Parti Socialiste!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.