E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ironia e gazetarit Lutfi Dervishi: Këta nuk të vrasin por vjedhin…
Lajme

Ironia e gazetarit Lutfi Dervishi: Këta nuk të vrasin por vjedhin…

Analisti dhe gazetari Lutfi Dervishi përmes një postimi në rrjetet sociale ka ironizuar zhvillimet e fundit ku janë denoncuar skandale pas skandali, të përfshirë zyrtarë të lartë e drejtorë të emëruar në pozicione kyçe të administratës, qendrore e lokale.

Dervishi shkruan se kur flitet për bëmat e qeverisë, dëgjon edhe argumentin “këta nuk të vrasin”.

“Nuk është e shkruar asgjëkundi, as në librat e shenjtë, as në kanun, as në ligj dhe në kode etike se po nuk vrave, duhet ta kompensosh duke vjedhur”, shkruan Dervishi.

Postimi nga Lutfi Dervishi

Këta nuk të vrasin…

Ky është argumenti që dëgjon rëndom kur flet për bëmat e qeverisë.  U duhet kujtuar se tek 10 urdhëresat e Moisiut, njëra prej tyre është: mos vrit! Por në të njëjtën kohë është edhe urdhëri: mos vidh!

Nuk është e shkruar asgjëkundi, as në librat e shenjtë, as në kanun, as në ligj dhe në kode etike se po nuk vrave, duhet ta kompensosh duke vjedhur.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.