Ironia e gazetarit me median shqiptare e cila ka harruar misionin e saj dhe merret me telenovela turke dhe greke duke harruar Sulltan Rama’zonin qe e konsideron si burri me i mire ne bote …
Klodian Tomorri
Rama eshte burri me i mire ne bote
Kete e kam shume seriozisht. Nuk ka rast te dyte ne bote, ku nje njeri te kete mundesi te ushtroje me shume pushtet dhe te mos e beje.
Javen e fundit ne mediat shqiptare ka patur 550 lajme per nje shtetas grek qe vrau bashkeshorten angleze ne Greqi dhe vetem gjysme lajmi per faktin qe ne Shqiperi paguhet 550 milione euro rryshfet ne vit per te vjedhur buxhetin dhe per te perdhunuar ekonomine e tregut. Por kjo nuk i hyn ne pune njeriu. Ajo qe hyn ne pune eshte deshmia ekskluzive e tezes nga Anglia, pastaj komenti ne facebook i cunit te dajes se mamit nga Greqia etj etj.
Shyqyr o Zot, qe Rama nuk do vet te shpallet Sulltan Padishah i Madh i Sulltanatit te Shqiperise dhe te vendose ndonje nga keto grate e Perputhjes si Vezire e Larte e oborrit. Ulsiu psh mund te behet Kadi i Plotefuqishem i Vilajetit te Dibres.
Po te doje behet brenda dites, por shyqyr Zotit prape qe nuk e ka qejf. Dhe e them prape, nuk ka njeri ne bote qe ka mundesi te ushtroje me shume pushtet dhe te mos e beje.