Ironia e Xhafkës: Dvorani si Kazhani,Euralius do e lërë gjyqtar edhe pas vdekjes
Por a nuk duhej të ishte më mirë situata katër vite pasi u miratua drejtësia e re?
Një ditë më parë, një vendim i Këshillit të Lartë Gjyqësor vetëm sa shtoi dyshimet e shqiptarëve. Ata u mblodhën për të vendosur për mandatin e anëtarit të Gjykatës së Lartë, Ardian Dvorani. Këtij të fundit i ka mbaruar mandati që në vitin… 2014. Por prej gjashtë vitesh qëndron në detyrë, edhe pse Kushtetuta e thotë qartë se ai duhet të jetë pa punë.
KLGJ jo vetëm që nuk mori një vendim, por hartoi një raport me fjali kaq kontradiktore sa do të linin pa fjalë çdo student juridiku.
Vendimi shkaktoi jo pak ironi online, kur dihet se organet e reja të drejtësisë ishin votuar që të sillnin qartësi, jo për të shtuar konfuzionin.
Dikush e krahasoi situatën me atë të gazetares Mira Kazhani, e cila merrte pagë në Ujësjellësin e Tiranës. Edhe Dvorani është pjesë e Gjykatës së Lartë, e cila nuk bën asnjë punë, sepse aty është grumbulluar një mal me dosje, të paktën 35 mijë të tilla.
Por a është kthyer Gjykata e Lartë në Ujësjellësin e Artë?
Ironia është dëshpëruese pasi Dvorani jo vetëm paguhet disa herë më shumë se Kazhani, por në këtë rast bëhet fjalë për një organ jetik për drejtësinë dhe demokracinë në vend.
Tanimë KLGJ e ka gjetur një zgjidhje që ka habitur akoma më shumë këdo që ka dy gram tru. Do të kërkojë mendim për situatën te ekspertët e Euralius, të akuzuar jo vetëm nga opozita si rrogëtarë me tendenca pro-qeveritare.
“Bast që EURALIUS do këshillojë që ky Dvorani të rrijë gjyqtar në Gjykatën e Lartë edhe pas vdekjes”, parashikon gazetari Agim Xhafka në një status viral.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco




