E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Ironia e fatit”, Rama do presë në zyrë Fredi Belerin !
Lajme

“Ironia e fatit”, Rama do presë në zyrë Fredi Belerin !

Takimi Rama-Beleri cilësohet si “takimi i vitit”.

Ish-kryetari i bashkisë së Himarës, Fredi Beleri, i cili u lirua nga qelia në fillim të muajit shtator do të takohet në Tiranë me kryeministrin Edi Rama më datë 29 tetor, kështu raportojnë mediat greke.

640-0-1700072236xbeleri-rama-627

Në artikullin e gazetës “To Vima” takimi Rama-Beleri cilësohet si “takimi i vitit”.

“Beleri do të takohet me njeriun që e mbajti në burg për 481 ditë”, shkruan ndër të tjera media greke.

“Kryeministri Edi Rama do të presë në Tiranë Fredi Belerin, i cili është përfshirë në delegacionin e Parlamentit Europian për Komisionin Parlamentar të BE-së për Stabilizim-Asociiimin me Shqipërinë”, citohet në median greke.

Delegacioni i BE, pjesë e të cilit do të jetë edhe Beleri, do të zhvillojë në Shqipëri një vizitë 3-ditore. Ky komision do të informohet gjithashtu nga ambasadori i BE në Tiranë, Silvio Gonzato, në lidhje me zhvillimet për negociatat e Shqipërisë me Bashkimin Europian.

Takimi me Kryeministrin Edi Rama i komisionit ku do të jetë dhe Beleri parashikohet që të zgjasë rreth 45 minuta. Pjesa e axhendës së takimeve janë edhe përfaqësues të partive të tjera si dhe njw takim me kryeparlamentaren Elisa Spiropali.

Beleri në një intervistë për televizionin grek SKAI ditën e sotme, komentoi hapjen e kapitujve të parë të Shqipërisë për negociatat me BE-në duke thënë se “vendi i Shqipërisë është në BE”

Fredi Beleri u shpreh gjithashtu se në Konferencën e Dytë Ndërqeveritare Shqipëri-BE u fol me terma të qarta edhe sa i takon mbrojtjes së minoritetit grek që është politikë e BE-së”.

Kujtojmë se Beleri u lirua pasi gjykata në Fier, ku ai po vuante dënimin me dy vjet burgim për blerje votash pranoi kërkesën e tij për lirim të parakohshëm.

Beleri, 51 vjeç, u arrestua dy ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit 2023 në Himarë. Ai u akuzua dhe u dënua për ofrimin e 360 eurove për t’i blerë tetë vota.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.