E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ish-ambasadori i Shqipërisë në SHBA ‘plas bombën’: Ja si Ilir Meta vidhte lekët me thasë kur ishte kryeministër
Lajme

Ish-ambasadori i Shqipërisë në SHBA ‘plas bombën’: Ja si Ilir Meta vidhte lekët me thasë kur ishte kryeministër

Ish-ambasadori i Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës Fatos Tarifa ka treguar se si Ilir Meta i merrte paratë me çantë kur ishte kryeministër. Sipas Tarifës nga doganat dhe taksat vetëm 60 për qind shkonin në buxhetin e shtetit ndërsa pjesa tjetër shkonin në xhepin e Ilir Metës.

“Unë di që vjedhja në sistemin e shtetit tonë filloi me Ilir Metën. Filloi nga qeveria e tij, me tenderat që u dhanë me urdhër ekzekutiv dhe vazhdoi pastaj si një procedurë normalë. Unë di që në kohën që drejtonte PS-ja, ky, Nano më vonë në buxhetin e shtetit hynin vetëm 60 për qind e të ardhurave nga doganat dhe taksat. 40 për qind shkonin në xhepat e kujt? Është e dëgjuar nga këta veshë që ishte në këtë institucion dhe ma thoshte. Kaq i madh ishte korrupsioni, 60 për qind vetëm hynin në buxhet, 40 për qind shkonin me çanta me kesh që i kemi parë me sy vetë disa herë. Ky ka qenë kryeministër në atë kohë. Ka qenë zëvendëskryeministër dhe që atëherë ka filluar kjo punë. Dhe unë habitem se si këta njerëz duan që pas 30 vitesh sërish të qëndrojnë në pushtet” , është shprehur Tarifa për Vizion Plus.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.