E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ish-deputeti i PD polemizon me Mustafa Nanon: Edhe nëse je gay, mos u bëj… mustafa’ !!!
Publik News

Ish-deputeti i PD polemizon me Mustafa Nanon: Edhe nëse je gay, mos u bëj… mustafa’ !!!

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri reagon pas deklaratave të mbrëmshme të gazetarit Mustafa Nano, i cili midis të tjerash theksoi se nuk mund të pranonte që mbështetësit e Sali Berishës të sulmonin kreun e SPAK, Arben Kraja.

maxresdefault

Strazimiri kujton deklaratën e disa muajve më parë të Mustafa Nanos mbi homoseksualizmin, duke nënvizuar se provokosh intelektualisht një shoqëri, së pari duhet të jesh intelektual.Ish-deputeti thotë se në shoqëritë moderne të qenit gay është e pranueshme, por nëse mohon krimet e viktimat e çdo sistemi që ka vrarë lirinë qoftë edhe me ligj, dënohesh penalisht.

Sipas tij, në shoqëri të tilla, ata që mohojnë këto krime konsiderohen si niveli më i përbuzshëm.

Reagimi i plotë: 

Edhe nëse je gay, mos u bëj… mustafa’ !!!

Të provokosh intelektualisht një shoqëri, do të thotë ta ngacmosh me kurajo intelektuale në frustracionet, komplekset, mossinqeritetin, atavizmat e hipokrizisë rurale, dhe kjo është e shëndetshme sepse ngjall debat intelektual dhe, intelektualisht hap mendjet e arsyen, zhdërvjellëson sensorët intelektualë të shoqërisë!

Që të provokosh intelektualisht një shoqëri ama, së pari duhet të jesh intelektual, se përndryshe mbetesh thjesht një… provokator!

Nëse pastaj provokokon nga pozitat e ruralit të frustruar, të shtypur e deformuar nga komplekset, keqkuptimet mbi “mendjen e hapur” apo raportet midis njerëzve, sekseve, lirisë, ligjit dhe moralit, je thjesht një… mustafa’…

Në shoqëritë intelektualisht të zhvilluara perëndimore, gradualisht që pas luftës së dytë botërore, nuk është më krim të jesh gay, nuk dënohesh më penalisht e dita ditës as moralisht… përkundrazi!!!

Ama, në shoqëritë e zhvilluara intelektualisht, ato perendimore (ku duam të bëhemi pjesë), të jesh mustafa’ është krim moralisht dhe penalisht!!!

Një mustafa’ në ato shoqëri nuk publikon dot mustafallëqe, sepse ka një “filtër” e kriter të pashkruar njerzillëku, dhe media që e publikon nuk rritet në “klikime” por bojkotohet!

Një mustafa’, në ato shoqëri dënohet penalisht nëse në mustafim e sipër mohon krimet e viktimat e cilitdo sistemi që ka vrarë lirinë qoftë edhe me “ligj”, apo që guxon të relativizojë fajin e vrasësit “të ligjshëm”!

Një mustafa’, në ato shoqëri konsiderohet si niveli më i përbuzshëm, i përçmueshëm, i padenjë i standardit njerëzor, pavarësisht nësë është apo jo … gay!!!

KAQ!

 

 

 

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.