E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ish-deputeti i PS-së emërohet Drejtor i Postës Shqiptare
Lajme

Ish-deputeti i PS-së emërohet Drejtor i Postës Shqiptare

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Etjen Xhafaj, është emëruar Drejtor i Përgjithshëm i Postës Shqiptare. Vendimi është bërë zyrtar ditën e sotme, ndërsa Xhafaj do të drejtojë institucionin publik që mbulon shërbimin postar dhe logjistikën shtetërore në të gjithë territorin e vendit.

Xhafaj ka mbajtur më herët disa poste të rëndësishme në administratën shtetërore, përfshirë atë të zëvendësministrit të Brendshëm, si dhe deputet i PS-së në Kuvendin e Shqipërisë. Ai është përfshirë në disa procese të rëndësishme të reformës në administratë dhe digjitalizimit të shërbimeve publike.

Emërimi i tij në krye të Postës Shqiptare shihet si pjesë e një riorganizimi të brendshëm të institucionit, që synon modernizimin dhe zgjerimin e shërbimeve postare dhe financiare për qytetarët.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.